Van Gaal: United klub i madh, askush s'i thotë "Jo"
Pëlqej
Trajneri i Manchester United Louis Van Gaal është i impresionuar nga fakti që të gjithë lojtarët të cilët i ka kontaktuar për t’i afruar në "Old Trafford", kanë shprehur gatishmërinë e tyre të plotë për t’u bërë pjesë e "Djajve të Kuq". Edhe pse nuk merr pjesë në Champions League këtë sezon, United ka arritur të bindë emra të mëdhenj për të luajtur në Premier League.

"Mund të them se cdo lojtar që kemi kontaktuar dëshiron të luajë për Manchester United. Është e pabesueshme, sepse edhe pse nuk luajmë në Champions League, futbollistët janë të gatshëm dhe kanë shumë dëshirë të na bashkohen. Kjo ndodh për shkak të madhështisë së këtij klubi. Ata besojnë në projektin që kemi nisur", është shprehur Van Gaal.

"Djajtë e Kuq" janë pasuruar në organikë me emra të mëdhenj si Angel Di Maria dhe Radamel Falcao, megjithatë Van Gaal premton se nuk do të hezitojë të promovojë talentet e reja, sigurisht nëse ata do të jenë gati.

"Aktivizimi i të rinjve nuk do të jetë problem për mua, sepse paratë që janë shpenzuar për të sjellë lojtarë me emër nuk do të thonë asgjë. Cilësia do të thotë gjithcka. Lojtarët e rinj kur janë të talentuar e stimulojnë edhe më shumë grupin. Organika duhet të rifreskohet çdo vit, dhe këtë e kam bërë në cdo skuadër ku kam drejtuar", përfundoi holandezi.

Një tjetër emër i rëndësishëm të cilin Van Gaal po e kërkon me ngulm edhe holandezi i Romës, Kevin Strootman, për të cilin United pritet të bëjë një ofertë konkrete në Janar. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori