Van Gal: Vidalin kam kërkuar ta blej
Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, ka zbuluar se ai gjithmonë ka pasur simpati për mesfushorin e Juventusit, Arturo Vidal.

Holanda dhe Kili takohen në fazën e grupeve në Botëror dhe Van Gaal tregon se ai e ka simpatizuar gjithmonë mesfushorin kryesor të rivalit të tij.

Kili ka lojtarë të rrezikshëm. Unë gjithmonë kam kërkuar që të blej Vidalin kur ai ka qenë te Leverkuseni, por ai shkoi te Juventusi”.

“Më pëlqejnë shumë lojtarët e Kilit, sepse ata luajnë lojë sulmuese. Do të jetë e vështirë ndaj tyre, por ne kemi besim në tri ndeshjet që do t'i luajmë”, ka potencuar Van Gaal
Shtuar më 08/06/2014, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori