Van Ginkel: Dua të ndjek gjurmët e holandezëve te Milani
Pëlqej
Marco Van Ginkel është zyrtarisht mesfushori i ri i Milanit. Lojtari ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe për të parën herë ka folur në ditën e djeshme si kuqezi: "Jam shumë i lumtur që jam këtu te Milani. Ky është një klub i madh ku shumë lojtarë holandezë kanë luajtur në të kaluarën, disa emra vërtet të mëdhenj".

Më pas 21-vjeçari ka folur edhe për holandezin tjetër që e rpet në Milano, Nigel De Jong: "E njoh De Jong nga ekipi kombëtar. Kam folur me të për Milanin dhe ai më ka thënë gjëra të shkëlqyeshme për klubin. Nuk e kam parë ende që kur kam ardhur këtu, por do të takohem së shpejti".

Në fund holandezi shtoi: "Dua të bëhem i rëndësishëm për Milanin. Dua të luaj shumë ndeshje këtu dhe jam i bindur që Milani do të ma japë këtë mundësi. Torres? Kam biseduar edhe me të për Milanin. Ai është një lojtar i mrekullueshëm". /albeu.com/




Shtuar më 02/09/2014, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori