Van Nistelroj dhe Van Bomel bojkotojnë Van Bastenin : S`luajmë me Shqipërinë!
Albeu.com
Van Bommel dhe Ruud Van Nistelroy refuzojnë ftesën e trainerit të kombëtares hollandeze Van Basten për të luajtur përballë Bullgarisë dhe Shqipërisë. Të enjten tekniku hollandez bëri publik listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës në grupin G, ku binte në sy rikthimi pas 3 muajsh i mesfushorit të B.Munich.Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë federata hollandeze e futbollit. Mesfushori i skuadrës bavareze, Van Bommel nuk do të luajë me kombëtaren hollandeze nëse ajo do të drejtohet nga stafi aktual, thuhet në deklaratën për shtyp. Ndërkaq pas dëmtimit të Klas Jun Huntelaar, traineri i kombëtares Van Basten ka kërkuar rikthimin e sulmuesit të R.Madrid, Van Nistelroy, por edhe ky i fundit e ka refuzuar një gjë të tillë, pasi nuk ka më besim të mjaftueshëm tek ish traineri i tij. Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Otto Bariç do të luajë me 11 tetor përballë Hollandës e do të zhvillohet në “Amsterdam Arena”. start
Shtuar më 02/10/2006, ora 12:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori