Van Nistelrooy: Atletico do te luaj ndryshe
Albeu.com
Sulmuesi i Real Madridit, Ruud van Nistelrooy, beson se Atletico Madridi, me të cilin ai do të ndeshet të shtunën në derbin madrilen, do të jetë një ekip më ndryshe krahasuar me ndeshjet e mëhershme.“Së pari, ata do të ndeshen me ne ende të tronditur nga humbja ndaj Barcelonës dhe lojtarët si edhe tifozët do të jenë më të ndezur. Por po ashtu ka një ekip shumë më të fuqishëm këtë sezon, krahasuar me vitet e kaluara”, ka thënë Nistelrooy.

“Besoj se ndeshja këtë vit do të jetë më e komplikuar, por nëse luajmë lojën tonë, do të jemi në gjendje të nxjerrim rezultat pozitiv”, ka shtuar holandezi.
Shtuar më 17/10/2008, ora 15:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori