Van Nistelrooy: Tifozët do të na ndihmojnë për të fituar
Albeu.com
Sulmuesi i Real Madridit, Ruud van Nistelrooy, është i bindur se Los Merengues do të arrijnë të shënojnë fitore në ndeshjen kthyese të Supekupës së Spanjës me ndihmën e tifozëve madrilenë.Mbrëmë Real Madridi humbi në Mestalla 3-2 nga Valencia në ndeshjen e parë për Superkupë, ndërsa sulmuesi holandez, i cili i shënoi dy golat për Madridin, beson se mbretërit do ta rikthejnë këtë rezultat.

“Është gjithmonë mirë ta fillosh sezonin me gola. Kjo ndeshje ka qenë shumë e rëndësishme për neve, edhe pse nuk përfundoi ashtu si dëshiruam ne. Megjithatë shënuam dy gola si mysafir”.

“Ndeshja në Bernabeu nuk do të jetë e lehtë pasi që Valencia është kundërshtar i fortë. Mirëpo ne do ta kemi mbështetjen e tifozëve tanë dhe ata do të na ndihmojnë ta fitojmë Superkupën”, ka thënë 32-vjeçari.
Shtuar më 18/08/2008, ora 22:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori