Van Perise ironizon Juventusin: Ne fitonim me rezultatin 11-2
Robin Van Persie nuk e ka kursyer ironinë ndaj Juventusit, pak ditë pasi bardhezinjtë u eliminuan nga Champions League.

Van Persie solli në kujtesë sfidën mes Feyenoordit dhe Ajaxitjanar, që përfundoi me rezultatin 6-2 për skuadrën nga Roterdami, ndërsa tha se po të përballeshin me Juven, do të fitonin edhe më thellë.

"Tani të gjithë do ta shohin me një tjetër sy fitoren tonë 6-2 ndaj Ajaxit në muajin janar dhe kjo për shkak se këta të fundit treguan se janë shumë të fortë, duke eliminuar Real Madridin dhe Juventusin. Ndaj këtyre të fundit, ne do kishim fituar 11-2", tha holandezi.
Shtuar më 24/04/2019, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori