Van Persi afër fundit të karrierës, pëson dëmtimin më të rëndë të jetës
Pëlqej
Robin Van Persie shpesh është prekur nga dëmtime të clat ui kanë marrë kohë deri në 4 muaj maksimumi. Por së fundmi numri 10 i Hollandës ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentin e gjurit gjatë stërvitjes me Kombëtaren Holandeze.

Gjëndja e tij shëndetësore ishte mjaft e rënduar, aq sa në momentin e dëmtimit mësohet t’i kenë rënë të fikët. Episodi ka ndodhur një ditë pas humbjes së pësuar në ndeshjen kualifikuese me Francën për Botërorin Rusi 2018. Sic raporton e përditshmja sportive Beinsports, ish lojtari i Manchester United dhe Arsenalit, aktualisht në radhët e Fenerbahces, mund të detyrohet të qëndrojë jashtë fushe për plot 12 muaj deri në rikuperim të plotë.

Ky ishte rikthimi i parë për Van Persien në Kombëtaren Holandeze pas dy vitesh. Dëmtimi i tij ndikon direkt edhe në përfaqësuesen Holandeze që po vuan për t’u kualifikuar, duke u renditur vetëm në vendin e tretë me tre pikë më pak se sa Suedia, ndërkohë që mbeten edhe dy ndeshje për t’u luajtur. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2017, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori