Van Persie: Jam në një klub të madh
Van Persie
Me një tripletë magjike Robin Van Persie i dhuroi Manchester United një fitore të rëndësishme në stadiumin e Southampton. Katër gola në dy ndeshje për ish sulmuesin e Arsenal që kërkoi falje në fund të ndeshjes për penalltinë e humbur.

"Tre golat e mi do të thonë tre pikë por jam pak me dhembje koke sepse nuk më pëlqeu që humba penalltinë. Doja të godisja fort, siç bëj gjithmonë por ndryshova mendim në sekondat e fundit. Kur je 2-1 nuk mund të humbasësh një penallti të tillë. Pastaj ishim pak me fat në fundin e ndeshjes", u shpreh hollandezi.

Goli i dytë i Van Persie-t ishte i 100-ti për të në Premier League por ai as që e kishte idenë: "Nuk e dija. Jam këtu prej dy javësh por ndjehem i mirëpritur. Duhet ti falenderoj të gjithë, ky është një klub i madh". /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2012, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori