Van Persie nuk shitet
Presidenti i Arsenalit, Peter Hill-Wood, ka thënë se ai është optimist se kapiteni Robin Van Persie do të nënshkruajë kontratë të re me Topçinjtë, përkundër spekulimeve për largimin e tij.

Edhe pse ende nuk kanë filluar bisedimet për rinovimin e holandezit, Hill-Wood shprehet tejet optimist për të ardhmen e kapitenit të klubit.

"Ne nuk kemi biseduar ende me Van Persien, por kam biseduar me Arsene Wengerin së fundmi. Ai është shumë i bindur se Van Persie do të qëndrojë dhe unë shpresoj shumë që kjo të ndodhë, ai ka pasur sezon të mrekullueshëm me ne", ka theksuar Hill-Wood. /albeu.com/

Shtuar më 11/05/2012, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori