Van Persie viziton Juventusin
Robin Van Persie në Torino, të paktën për një ditë. Sipas "Corriere dello Sport", sulmuesi hollandez ka qënë në një vizitë sekrete në qëndrën stërvitore të Juventus "Vinovo" për të mësuar më shumë rreth botës bardhezi.

Sipas asaj që shkruan gazeta italiane, Van Persie ka mbetur i mahnitur nga "Juventus Stadium" dhe nga qëndra stërvitore por operacioni duket ende shumë i vështirë sepse milionat e ofruar nga Barcelona dhe Manchester City janë diçka krejt tjetër.

Gjithçka është në dorën e sulmuesit hollandez, duke parë se aventura e tij te Arsenal ka përfunduar. Juventus është në pritje të vendimit të tij dhe në rast të një përgjigje negative vizita e tij në Torino do të quhet si një vizitë miqësore. /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2012, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori