E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Van Persie “vret” Liverpool-in (VIDEO)
Super ndeshja e së shtunës në Premier League mes Liverpool dhe Arsenal, e sapo përfunduar, ka nxjerrë fitues Topçinjtë e Londrës Ndeshja e cila i vlente të dy klubeve për të arritur zonën që siguron pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm ka përfunduar në shifrat 1-2.

Pjesa e parë nisi me ritëm tepër të lartë ku fillimisht kaluan në avantazh vendasit me anë të autogolit të Koszielny dhe më pas u barazua nga goli i të zakonshmit Robin Van Persie. Në pjesën e parë Liverpool humbi dhe një 11-metërsh me Dirk Kuyt.

Ndeshja ka qënë e ekuilibruar dhe me raste nga të dyja skuadrat por vetëm në fund Arsenali i Arsene Wenger arriti të shënojë golin e fitores, sërish me hollandezin Van Persie në minutën e dytë shtesë.

Arbitri dha 8 minuta të tilla por të besuarit e Kany Dalglish nuk mundën të dalin me të paktën një pikë nga Anfield Road.

Me këtë rezultat Arsenal ruan vendin e katërt me 49 pikë duke iu larguar me 3 pikë Chelsea ndërsa Liverpool qëndron sërish në vend të shtatë me 39 pikë. /albeu.com/

Shtuar më 03/03/2012, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori