Vangjeli: Nuk e kam tradhtuar Skënderbeun
Kristi Vangjeli e ka cilësuar një hap të rëndësishëm për karrierën e tij kalimin te Tirana.

Pak para se të prezantohej para tifozëve bardheblu si blerja më e fundit, futbollisti ka folur për “SuperSport” duke treguar ndjesitë e tij.

“Ndjehem shumë mirë, besoj se kam marrë një vendim të mirë për të vazhduar karrierën te klubi i Tiranës. Besoj se do të kem të njëjtët hapa si në vitet e fundit në karrierë, duke arritur majën e objektivin që është titulli kampion.


Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë me tifozët, që nga ndeshja e parë. Shpresoj t’i afrojmë sa më shumë që të japim besimin e duhur që të arrijmë objektivin.

Fanella? Edhe klubi në Australi kishte fanellën blu dhe besoj se më shkon shumë, edhe duke parë se kisha sukses atje, e besoj të kem të njëjtin fat e sukses me Tiranën.

Të them të drejtën kam një vit kontratë me presidentin Halili, , që në momentin e parë më ka respektuar, duke pritur mendimet e mia që të kisha pranë familjen. Ka qenë një vendim shumë i vështirë.

Shumë mendojnë se duke ikur nga Korça, mendojnë se e kam tradhtuar, po nuk është kështu. Ka qenë një vendim për të qëndruar pranë familjes dhe Tirana ishte mundësia më e mirë pasi familja është këtu”, tha Vangjeli.
Shtuar më 27/08/2019, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori