VAR e la me 10 lojtarë, Barcelona i del kundër
Barcelona është ndalur vetëm me një barazim mbrëmjen e djeshme kundër Gironas.

Por në këtë ndeshje ndodhi edhe një episod që po shkakton shumë zhurmë.

Në minutën e 33-të përballë zonës së vendasve, Lenglet goditi me bërryl Pere Ponsin, pasi ky i fundit kishte shkaktuar faull, kaq i është dashur arbitrit, Gil Manzano, që të drejtohej drejt sitemit VAR dhe më pas të ndëshkonte me të kuq mbrojtësin e Barcelonës.

Me një vendim të tillë futbollistët dhe stafi i Barcelonës nuk ishin aspak dakord.

Sergio Busquets u shpreh pas ndeshjes se VAR-i duhet përdorur në mënyrë korrekte.

“Lenglet bën një lëvizje natyrale, nuk është agresion. Pati kontakt, por topi ishte në tokë. VAR-i duhet të ketë të njëjtin kriter për të gjithë”, theksoi mesfushori i Barcelonës.

Edhe trajneri Ernesto Valverde nuk është dakord me kartonin e kuq: “Nuk jam dakord me VAR-in. Mendova se gjyqtari po shikonte nëse sulmuesi goditi mbrojtësin tim. Nuk kishte fare agression”. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2018, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori