Varane: Çmimet individuale nuk janë objektiv për mua
Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, insiston se trofetë e personal nuk janë objektiv për të.

Mbrojtësi 25-vjeçar luajti për klubin dhe kombëtaren e tij duke qenë i vetmi futbollist që fiton Champions Leaguen dhe Kupën e Botës në të njëjtin vit.

"Kjo nuk është diçka për të cilën përqëndrohem, nuk e shoh si objektiv", tha 25-vjeçari.

"Askush nuk ka folur për atë në ekipin ndërkombëtar, të gjithë e dimë se është për individin më të mirë, por futbolli është një lojë ekipore dhe ne treguam se ishim ekipi më i fortë. Asgje tjeter nuk ka rëndësi", përfundoi Varane. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori