Varane: Dua të fitojë Topin e Artë
Pasi që sezonin e kaluar arriti ta fitojë Champions Leaguen dhe gjatë verës triumfoi me Kombëtaren e Francës në turneun e Kupës së Botës në Rusi, Raphaël Varane është një ndër kandidatët që mund ta fitojë Topin e Artë.

“Ky ishte një vit i artë. Pjesa autentike është ajo që ndodhë në fushë. Nëse unë e vendosi veten në vendin e atyre që do të votojnë, atëherë nuk është e lehtë. Ka shumë lojtarë të jashtëzakonshëm të cilat kanë pasur një sezon të mrekullueshëm”, ka thënë Varane.

“Unë kam bërë gjithçka që është e mundur. Unë ndihem shumë i nderuar që njerëzit po flasin për mua dhe po e vlerësojnë dhe janë të vetëdijshëm për punën time si lojtar, por edhe për karakterin tim”.

Varane është një nga 30 të kandiduarit për të fituar çmimin “Topi i Artë”, i cili organizohet nga France Football dhe fituesi do të shpallet më 3 dhjetor. Për këtë çmim, ai është kundër disa nga bashkëlojtarët e tij në Real Madrid dhe në Francë, por ai nuk beson se kjo do të shkaktojë ndonjë konflikt.

“Favoritët për ta fituar këtë çmim, qofshin ata francez apo jo, janë shokët e mi. Nuk do të ketë asnjë problem mes nesh. Nëse ndonjë lojtar tjetër francez e fiton këtë çmim, atëherë unë do të jem shumë i lumtur për të”, është shprehur Varane.
Shtuar më 06/11/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori