Varane i di përgjegjësitë qe e presin
Ky është një nga sezonet më të rëndësishme që kur Varane arriti në Madrid 18 vjeçare. Me nisjen e Pepe, debati se kush duhet të bashkohet me Sergio Ramos kjo gjë parimisht i hapi rrugën francezit. Edhe pse ishte titullarë në finalen kundër Juventusit (fale dhe dëmtimit të Pepes) ai tani e di se kërkesat do të jenë edhe më intensive.

Jo vetëm në aspektin e futbollit, por ai gjithashtu duhet të marrë rolin që Pepe kishte në drejtim të përvojës dhe autoritetit në fushë. Zidane ia bëri të qartë se duhet të japë më shumë për të siguruar një vend të vazhdueshëm fillestar në XI, përcjell Albeu.com.

Varane kohët e fundit i tha MARCA-s. "Jam përmirësuar në shumë gjëra." Francezi konsiderohej si pasuesi më i shkëlqyer për portugezin kur ai hyri në ekipin e parë nën Jose Mourinho. Megjithatë, me kohën dhe punën, ai është kthyer në krye dhe francezi është i sigurtë se do të qëndrojë atje. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2017, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori