Varane: Mund të më kritikojnë, por unë kam stilin tim
Raphael Varane tashmë i është bashkuar kombëtares Franceze në Clairefontaine. Gjatë arritjes së tij, mbrojtësi Madrilen foli për momentin që po kalon tek Real Madridi, Zinedine Zidanen dhe përjashtimin e Benzemas nga kombëtarja.

Kritika për stilin e lojës pak-agresiv: ”Kam stilin tim të lojës, mund të më kritikojnë për këtë, por nuk ka problem. Unë luaj sipas cilësive që kam. Besoj që jam më i kompletuar tani si 24 vjeçar se sa kur isha 18 vjeç. Në pozicionin tim, flasim për maturi kur i mbushim 28 vjetët. Është normale që unë do të evouloj.”

”Më mbështetë shumë. Në qëndrimin tim, në lojën time, në rrisqet që mar. Është dikush që nuk më lë të qëndroj në zonën e rehatshme. Zidane është dikush që ka eksperiencë madhështore. Është një mundësi e madhe të mbështetesh tek ai për t’u përmirësuar.” tha francezi për mbështetjen që i ka ofruar Zidane.

”Sezonin e shkuar luajta pothuajse të gjitha ndeshjet me Real Madridin. Fituam Championsin, Superkupën e Europës, të Spanjës, La Ligan... në pak kohë ndodhin shumë gjëra. Jam i lumtur, ka qenë një zhvillim shumë i shpejtë.” tha qendwrmbrojtwsi pwr sezonin e kaluar.

"Flas me të rregullisht. Do të përfundoj së qeni avokati i tij (qeshet). Karim është një lojtarë i madh. Tani, situata në kombëtare është kjo që është. Trajneri e ka të qartë, nuk ka diçka tjetër që mund të shtojmë.” përfundoi 24-vjeçari. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2017, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori