Varane: Pogba, eja te Real Madrid!
Raphael Varane ka dhënë një intervistë interesante për "Telefoot", ku nuk ka harruar të flasë për shikun e tij në kombëtare Paul Pogba duke e ftuar ti bashkohet Real Madridit.

"I kam thënë të më bashkohet (te Real Madrid). Do të më pëlqente të luaja me të", ka thënë qëndërmbrojtësi francez i "Los Blancos".

Më pas Varane foli edhe për dëmtimin e tij: "Dëmtimi im? E kam lënë pas krahëve, por do të më ndihmojë për të ardhmen.

Në fund edhe një koment për "Brazil 2014": "Mendoj se Franca mund ti surprizojë të gjithë në Botëror". /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2014, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori