Varane rinovon me Realin: Dua një Champions tjetër
Pëlqej
Raphael Varane, një nga zbulimet e mëdha të Real Madrd në këto vitet e fundit, ka besim se "Los Blancos" do të triumfojnë sërish Champions League këtë sezon. Mbrojtësi francez, i cili u ble nga Lens në verën e vitit 2011 për 10 milionë euro, rinovoi kontratën me klubin kampion Europe deri në vitin 2020.

Vetëm pak orë pas rinovimit mbrojtësi 21-vjeçar foli për kanalin e klubit, ku ndër të tjera theksoi:

"Ne do të provojmë të fitojmë përsëri trofeun në Uefa Champions League, por të njëjtën gjë do të përpiqemi të bëjmë edhe në La Liga dhe Kupën e Mbretit. Në tre vitet e para të mia këtu në Madrid, kam përjetuar suksese që kurrë nuk do ti kisha imagjinuar se do ti arrija në gjithë karrierën time. Jam i lumtur tek Reali dhe dëshiroj të luaj te ky klub edhe për shumë vite prandaj rinovova edhe kontratën. Të gjithë më trajtojnë në mënyrë të shkëlqyer dhe ky fakt më motivon edhe më tepër për ti bërë gjërat mirë. Kontrata e re që më ofruan drejtuesit e klubit tregon shumë qartë besimin e madh që ata kanë tek unë. Dua të përmirësohem sa më shumë te Los Blancos që të ndihmoj skuadrën me paraqitjet e mia në fushë", është shprehur francezi.

Raphael Varane që nga mbrritja e tij te Real Madrid në vitin 2011 ka zhvilluar në total 74 ndeshje me klubin merengues në të gjitha kompeticionet gjatë të cilave ka realizuar edhe 4 gola. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori