Varane: Zidane ka pasur të drejtë, mund të kemi nevojë për ndryshime
Raphael Varane thotë se ndoshta Zidane ka pasur të drejtë, “Reali ka nevojë për ndryshime”.

“Është e vërtetë se një ndryshim i vogël mund të jetë pozitiv për të gjithë. Do të shohim më vonë nëse Zidane kishte të drejtë, sezoni ynë në Ligë mund ta tregojë këtë. Ndoshta do të kemi nevojë për të gjatë sezonit, por do të shohim”, tha Varane.

“Ai i sheh gjërat dhe nëse e ka thënë këtë, duhet të ketë diçka të vërtetë këtu”.

“Ne mësuam për largimin vetëm pak para konferencës ku na u dërguan mesazhe të gjithë lojtarëve dhe natyrisht ishim të habitur, të shokuar, ishte moment shumë zhgënjyes, pak surprizë. Ajo çfarë ai bëri në Madrid, është thjesht e mrekullueshme”, u shpreh Varane. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2018, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori