Vata: Duhet të investojmë te Broja
Rudi Vata shprehet se kombëtarja duhet të investojë te Armando Broja për ta kthyer në një si Xheko te Bosnja apo Levandovski te Polonia. Ndër të tjera, ish-futbollisti prek edhe komentin kritik të Armando Dukës ndaj Hysajt, teksa thekson se presidenti nuk duhet të kritikojë kapitenin.

"Ky grup është grupi ndër më të dobtat. Të gjitha skuadrat janë poshtë nesh në nivelin professional se futbollistët tona kanë vlerë më shumë. Toka jonë prodhon më shumë talent se Kazakistani, ne kemi prodhim që japin shkëndija. Ne nuk investojmë te lojtarët specifikë.

Përshembull, Bosnja që ka Xhekon që ka 60 gola që ka një gol për dy ndeshje. Polonia ka Levandovskin që shënon një gol për më pak se dy ndeshje. Ne nuk kemi identifikuar një lojtar që na garanton gola. Ne duhet të investojmë te një sulmues që garanton. Kemi Brojën që duhet parë nëse ka ky cilësitë e Xhekos, apo Levandovskit sepse Shqipëria nuk ka shumë se Broja. Duhet të mbështetemi te Broja. Ne gëzohemi për pak".

Kritika ndaj Hysajt e Dukës- "Nuk duhet kritikuar kapiteni, ndoshta ata që vijnë nga Serie A nuk gjejnë profesionalizmin e duhur".

Formacioni- "Ndoshta, duhet të kishte provuar Dokën se e bën të gjithë krahun, ndërsa Veseli nuk ka pasur shumë vazhdimësi gjatë sezonit", u shpreh Vata.
Shtuar më 11/10/2020, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori