Pas eliminimit në
Champions League, tekniku i Milanit Massimiliano
Allegri ka uruar skuadrën e Juventusit ndërsa ka shprehur dëshirën që tekniku Conte të sjellë këtë trofe në
Itali.
“Urimet më të mira për Conten dhe Juventusin sepse është
skuadra e vetme italiane që garon ende për të sjellë në
Itali trofeun e
Champions League. Duhet të luajmë në
Champions edhe vitin tjetër dhe nuk do të jetë e lehtë sepse janë 6
skuadra që po luftojnë duke përfshirë edhe Romën sepse Juventusi praktikisht e ka fituar titullin.
Skuadra është stërvitur mire dhe duhet të jemi gati. Lojtarët janë disi të zhgënjyer për ndeshjen me Barcën por fizikisht janë mire, duhet ta pranojmë rezultatin në Camp Nou”.” u shpreh
Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2013,
ora 15:48