Vazhdojnë dhimbjet e kokës për Juventusin, Khedira del nga loja me barel
Nuk kanë fund lajmet e kqija për Juventusin, në prag të supesfidësme Realin lista e dëmtimeve sa vjen dhe po zgjatet. Edhe pse të rikuperuar Chiellini dhe Snadro ishin ata që ditët e fundit trembën Zonjën e vjetër dhe mbrëmë ishte Sami Khedira. Gjermani ka pësuar një lëndim në takimin mes Gjermanisë dhe Spanjës.

Khedira u rrëzua nën një sfidë Thiago Alcantara dhe u ul në tokë duke mbajtur pjesën e pasme të këmbës së tij të djathtë.

Gjermani u bart me barela nga stafi mjekësor dhe kjo gjë ka bërë që të shqetësohen zyrtarët e Juventusit, pasi që nuk dihet nëse lojtari do të arrin të paraqitet në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Nuk është konfirmua akoma nëse ai do tu shtohet mungesdave si Medhi Benatia dhe Miralem në ndeshjen e parë kundër Realit të Madridit. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2018, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori