Vazhdojnë përplasjet mes Solskjaer dhe Raiolas, mendojnë ndërprerjen e bashkëpunimit
Trajneri i Manchester United,
Solskjaer dhe agjenti i Poul
Pogba, Mino Raiola janë në përplasje te vazhdueshme.
Deklaratat e fundit të
Raiolas në lidhje me situatën që po kalon
Pogba kanë ngjallur jo pak pakënaqësi në kampin e Djajve të Kuq.
Polemikat shkuan deri në atë masë sa trajneri i skuadrës angleze, Ole Gunnar
Solskjaer, u shpreh se francezi është lojtar i United, jo i
Raiolas, duke aluduar kështu që agjenti të mos ngatërrohet në çështje të brendshme në mes lojtarit dhe
klubit.
Duke i parë problemet në horizont në lidhje me këtë çështje, ish-kampionët anglezë po mendojnë ta ndërprejnë bashkëpunimin me 52-vjeçarin dhe me çdo lojtarë që ka në pronësi ai.
Në këto situata, ishte Gary
Neville ai që foli për skenarin që mund të ndodh me francezin dhe agjentin e tij.
"Në fund do të largohet Paul
Pogba. Raiola dëshiron që
Pogba të largohet, atij nuk i intereson ta mbrojë francezin, atij i intereson të vazhdojë të paguhet", u shpreh
Neville për Sky Sport, transmeton lajmi.net.
Polemikat në distancë në mes të
Raiolas dhe
klubit nga Manchesteri u rritën edhe më shumë pas deklaratave të
Solskjaer, i cili shigjetoi direkt italianin për këtë katrahurë.
Pogba u përfol shumë për largim nga ‘Old Trafford’ edhe afatet e kaluara kalimtare, por marrëveshjet nuk arriheshin dhe lojtari ishte i detyruar të qëndrojë.
Shtuar më 18/02/2020,
ora 11:04