Vazhdojnë polemikat për fitimin e “Topit të Artë” nga Ronaldo
Edhe përse ka kaluar një javë nga dhënië e çmimit të Topit të Artë, që u fitua për herë të tretë në karrierë nga Cristiano Ronaldo. Ai la pas në garën për Topin e Artë Lionel Messin dhe Manuel Noyer

Johan Cruyff, 67-vjeçari, i cili e ka fituar këtë çmim në vitet 1971, 1973 dhe 1974 këmbëngul së në mbrëmjen gala të 12 janarit duhej të vlerësohej Toni Kroos.

Legjenda e futbollit holandez e konsideron absurd vendimin për t'ia dorëzuar këtë trofe sulmuesit të Realit të Madridit, që sipas tij, nuk bëri agjë me Portugalinë në Kupën e Botës.

"Në nivelet më të lartë cilësitë individuale duhet të kombinohen me arritjet si skuadër. Nga ky këndvështrim, është absurde që për të dytin vit radhazi, Topi i Artë i jepet një lojtari që edhe pse ka shkëlqyer individualisht, nuk ka fituar maksimumin e trofeve.

Në 2013, Bayerni fitoi gjithcka, por sërish në garën për Topin e Artë triumfoi Cristiano Ronaldo, edhe pse këtë cmim e mëritonte Toni Kroos, apo dikush tjetër te kampionët e Bundesligës. Në 2014 Kroos ishte një lojtar kyc për kombëtaren që fitoi Kupën e Botës, por cuditërisht nuk ishte ndër tre kandidatët kryesore për fitimin e Topit e Artë. Ronaldo ishte krejtësisht anonim në Brazil 2014. Të jetë e qartë se këtë cmim të FIFAS-s nuk mund ta konsideroj më serioz."

Johan Cruyff, ka fituar Topin e Artë në vitet 1971, 1973 dhe 1974, kur luante me Ajaksin e Amsterdamit, këmbëngul së në mbrëmjen gala të 12 janarit duhej të vlerësohej Toni Kroos, që u shpall kampion bote me Gjermaninë. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2015, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori