Vazhdojnë problemet për Galaktikët, Zidane nuk grumbullon as mbrojtësin spanjoll kundër Atleticos
Pëlqej
Lajmet e këqija për Zinedine Zidane nuk kanë të ndalur pasi mbrojtësi i djathtë Dani Carvajal nuk do të jetë i gatshëm të paraqitjet në derbi ndaj Atletico Madridit në “Estadio Wana Metropolitano” në fundjavë.

Edhe pse ka stërvitor normalisht për disa ditë, spanjoll ka shumë gjasa t’i bashkohet Gareth Baleit dhe Mateo Kovacicit në listën e të lënduarve për ndeshjen vendimtare ndaj rivalit të qytetit, shkruan Albeu.com.

Gjendja delikate e Carvajal, i cili vuan nga perikardi [infeksion në zemër] që prej dy muajve, ka bërë që spanjolli të mungojë në tetë ndeshje për Realin këtë sezon.

Ndeshja e të dielës do të jetë e nënta për të, me doktorët e Real Madridit që janë të vendosur mos të nguten me mbrojtësin. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori