E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Vazhdojnë problemet për Tottenhamin, dëmtohet rëndë Dele Alli
Mesfushori i Tottenham Dele Alli ka lënduar muskujt gjatë fitores 2-1 kundër Fulhamit.

Anglezi ishte në garë me anësorin e Fulhamit, Ryan Sessegnom dhe doli në tribuna ku u pa që pati zgjatje të muskujve.

Alli u pa që e preku anën e pasme të këmbës së tij pas kësaj goditje të reklamave, që dukej se kishte dhimbje.

Pas këtij incidenti ai u zëvendësua me Georges-Kevin Nkoudou ku kishin mbetur edhe pesë minuta pa përfunduar ndeshja.

Pas ndeshjes, Mauricio Pochettino nuk ishte i sigurt se sa serioz është ky lëndim.

“Është këmba e tij e majtë, shpresoj që mos të jetë problem i madh, por ne kemi nevojë që t’i bëjmë disa analiza”, tha trajneri argjentinas. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2019, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori