Vazhdon kampionati zhgënjyes për Atletiko Madrid (VIDEO)
Vazhdon kampionati zhgënjyes për Atletiko Madrid. Në ndeshjen e javës së 11-të në Primera Division, skuadra e drejtuar nga Manzano u mund 3 me 2 në derbin e vogël të Madridit nga Getafe, e cila arriti fitoren e dytë sezonale.

Atletiko kaloi e para në avantazh në minutën e 30-të me penalltinë e shndërruar në gol nga Falcao. Por vetëm pas 10 minutash vendasit arrijnë të barazojnë me Barrada.

Me fillimin e pjesës së dytë, Getafe kalon në avantazh me Michel në të 49-ën. Në minutën e 80-të pas një devijimi, Dominguez gjen golin e barazimit. Por në fund, Castro me golin e tij i jep fitoren Getafes dhe thellon krizën te "Los Cochoneros". /albeu.com/


Shtuar më 07/11/2011, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori