Vazhdon përplasja Koeman-Messi
Sipas asaj që raporton ESPN, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë se Lionel Messi mund të luajë më mirë.

Strategu holandez e bëri këtë deklaratë para takimit të skuadrës katalunase me Ferencvaros në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Duket se përplasja mes Koemanit dhe Messit do të vazhdojë edhe më tutje, me argjentinasi që ishte shumë afër të largohej në këtë verë që shkoi.

“Ndoshta, në këto momente, paraqitjet e Messit mund të jenë më të mira, por ai është i lumtur dhe po punon shumë dhe ai dëshiron të jetë kapiteni”, ka thënë trajneri i Blaugranasve.

“Ai e goditi shtyllën në takimin ndaj Getafes (humbën 1-0) dhe një tjetër ditë kalopi për të”.

“Duhet të stërvitet më shumë dhe nëse vazhdon të punojë shumë, atëherë do të shohim më të mirën nga ai”, ka shtuar më tej Koeman.
Shtuar më 19/10/2020, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori