Vazhdon të jetë i pafat Bale, shikoni si reagon nga tribuna kur shikon Uellsin duke u eleminuar (VIDEO)
Pëlqej
Kombëtarja e Uellsit tashmë është përshëndetur nga kampionati botëror Rusia 2018 pasi nuk ka arritur kualifikimin më tutje nga faza e grupeve.

Vendi i lojtarit Madrilen, Gareth Bale luajti ndeshjen e fundit ndaj Irlandës të cilën e humbi me rezultat 0-1 dhe kështu i shuajti të gjitha shpresat tifozëve të tyre për një biletë të mundshme për botërorin e vitit të ardhshëm, përcjell Albeu.com.

Bale nuk ka mundur të jetë pjesë e kombëtares së tij për shkak të dëmtimit por të paktën ishte i pranishëm në stadium dhe shikoi nga afër ndeshjen e së hënës.

Në disa momente ai nuk arriti të përmbajë emocionet duke u shfaqur i frustruar dhe i nervozuar nga aksionet e bashkëlojtarëve të tij. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2017, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori