Djali i legjendës Diego Armando Maradona, ka folur lidhur me
vdekjen e
babait të tij.
Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare javën e kaluar pasi pësoi sulm në zemër.
Duke folur për Marca,
djali i tij tha se assesi s’mundet ta
pranoj vdekjen e
babait.
"Kam probleme me gjumin. I mbylli sytë dhe koka ime nuk pusho. Vdekja e tij është diçka që nuk e
pranoj dhe nuk mundem ta
pranoj".
"Ai duhet të kishte edhe shumë vite të lumtura me familjen e tij dhe kjo është diçka që asnjëherë nuk do e
pranoj. Ta humbim kaq të ri është e vështirë", deklaroi ai.
Sidoqoftë, policia është duke hetuar lidhur me
vdekjen e Maradonas, meqenëse thuhet se shkaku i neglizhencës së punës të mjekut, legjenda argjentinase ndërroi jetë.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 14:53