"Vdekjen e kishte 45 minuta larg", gruaja i shpëton jetën kapitenit të Cardiff City
Kapiteni i Cardiff City, Sean Morrison mësohet se ka kaluar një gjendje jashtzakonisht të frikshme, ku iu rrezikua edhe jeta.

Sipas mediave britanike, Marrison i cili po vuan nga një dëmtim, do të kishte gjetur vdekjen nëse reagimi i gruas së tij, Stacey do të vononte.

28 vjeçari u sëmur mbrëmjen e së hënës dhe thuhet se shpëtoi falë ndihmës së shpejtë.

Sipas doktorëve, Morrison kishte edhe 45 minuta jetë, por mbërritja e shpejtë e uniformave të bardha bëri që kapiteni i Cardiff të mbetet në jetë.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, dhe sipas mjekut të klubit, Len Nokes gjendja e tij po mbahet nën monitorim.

Momentalisht Morrison gjendet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/


Shtuar më 21/01/2019, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori