Vdes Bobby Robson, legjenda e futbollit anglez
Albeu.com
Legjenda e futbollit anglez, Sir Bobby Robson ka vdekur sot në moshën 76 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit. Robson do të jetë anglezi që do të mbahet mend më shumë në historinë e futbollit për drejtimin e ...... Anglisë nga viti 1982 ashtu që në botërorin e vitit 1990, atë e çoi deri në gjysmëfinale. Pas mbylljes së karrierës si futbollist në të cilën zhvilloi 20 ndeshje për kombëtaren e Anglisë ai filloi të punojë si trajner. Në nivelin e klubeve ai ka qenë menaxher i ekipit Fulham, përpara se të stabilizohej në Ipsuiç, me të cilët fitoi Kupën FA dhe atë të UEFA-së. Me pas Robson, ka punuar me klubet e PSV Eindhoven, Sporting Lisbon, Porto dhe Barcelona, para se të merte në dorë menaxhimin e Newcastle United.
Shtuar më 31/07/2009, ora 20:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori