"Vdes" Fair-Play-i, portieri në tokë, sulmuesi shënon (VIDEO)
Debati është i hapur: ka gabuar portieri që nuk nxorri topin jashtë vijave kufizuese në momentin që ra në tokë për shkak të dhembjeve, apo gjesti i sulmuesit kundërshtar është totalisht anti-sportiv dhe anti fair-play?

Një gjë e tillë ka ndodhur në futbollin peruan ku protagonistë kanë qënë portieri i Union Comercio, Juan Flores dhe sulmuesi i Cesar Vallejo, Piero Alva.

Portieri pasi kap dorën shtrihet në tokë për shkak të një dëmtimi dhe pas pak lëshon topin nga duart duke mos patur aspak vëmëndje se çfarë po bëhej në fushë. Në këtë kohë sulmuesi vjen dhe e dërgon topin në rrjetë.

Arbitri e quan golin plotësisht të rregullt. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2013, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori