Vdes Giannakopoulos, bosi i Panathinaikos
Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare ish-bosi i klubit shumë sportësh grek Panathinaikos, Thanasis Giannakopoulos. Ky i fundit ishte i shtruar prej disa kohësh në spitak prej goditjes në tru.

Giannakopoulos ishte pronari i kompanisë farmaceutike Vianex, të ngritur nga babai i tij në fillim të shekullit të shkuar, shkruan Albeu.com.

Përllogaritet që pasuria e tij të kalojë 1 miliard eurot duke i renditur në krye të listës së biznesmenëve më të mëdhenj të Greqisë.

Giannakopoulos ka qenë vazhdimisht president i ekipit të basketbollit të Panathinaikosit dhe për disa vit i të gjithë klubit ku bën pjesë edhe ekipi i futbollit.

Gjatë drejtimit të tij ekipi i basketbollit të Panathinaikosit u rendit në krye të ligës greke duke fituar pjesën më të madhe të kampionateve ku mori pjesë. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori