Do mbahet mend për Kupën e Botës 2002, vdes ish-futbollisti i Senegalit, Bouba Diop
Ish-lojtari i Premier Ligës, Papa Bouba Diop, ka vdekur në moshën 42-vjeçare.

Senegalezi raportohet se vuante nga një sëmundje.

Diop kishte qenë pjesë e Fulhamit dhe Portsmouthit në Premier Ligë, derisa kishte fituar Kupën FA Pompey në vitin 2008-të.

Ai do të mbahet mend për ndeshjen e Senegalit në çerekfinalet e Kupës së Botës më 2002, duke shënuar golin e vetëm në ndeshje kundër Francës.

Familjarët dhe pjesëtarë të skuadrës janë shprehur të pikëlluar me humbjen e ish-futbollistit.
Shtuar më 30/11/2020, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori