Vdes legjenda e "Wersling"
Legjenda e WWE, King Kong Bundy është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçare.

Lajmet për vdekjen e mundësit, emri i vërtetë i të cilit ishte Christopher Pallies, u konfirmuan në një postim në Facebook nga shoku i tij David Herro.

"Sot kemi humbur një legjendë dhe një njeri që e konsideroja familje. U prefsh në paqe Chris. Të duam,"-shkroi ai.

Nuk dihet ende shkaqet e vdekjes së mundësit të famshëm.

Në një deklaratë në website, WWE tha se: "Jemi të pikëlluar nga vdekja e legjendës së WWE King Kong Bundy."

Christopher bëri debutimin e parë në WWE në vitin 1981. Ndërsa fitoi famë ndërkombëtare kur u përball me rivalin Hulk Hogan në mesin e viteve 1980.

Shtuar më 06/03/2019, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori