"Vdiqa për 78 minuta, por mjekët më rikthyen në jetë", rrëfimi i veçantë i ish-lojtarit anglez
“Unë vdiqa për 78 minuta, por mjekët më rikthyen në jetë… tani duhet t’i shpëtojmë ne”. Kujtimi i 17 marsit 2012, kur Fabris Muamba pësonte infarkt në mes të fushës së Totenhemit, “Ëhite Hart Lane”, është ende i freskët për të gjithë.

Ish-mesfushori i Boltonit, zemra e të cilit u ndal për disa minuta atë ndeshje, tregon për “DailyMail”: “Unë nuk kisha pasur kurrë probleme me zemrën, ishte rrufe në qiell të hapur. Ishte një ditë normale, vetëm kur u rrezova në fushë.

Ajo ishte hera e fundit që unë luajta futboll. Unë jam gjallë vetëm falë ndërhyrjes së mjekëve. Edhe në spital gjatë atyre 30 ditëve janë kujdesur si mos më mirë për mua.

Sot numri i vdekjeve nga Koronavirusi është i jashtëzakonshëm, por doktorët dhe infermierët po luftojnë për të na mbajtur përsëri gjallë. Ata po rrezikojnë jetën e tyre. Ne i duartrokasim, por duhet më shumë vlerësim financiar”.
Shtuar më 14/05/2020, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori