Vedat Muriqi i infektuar me koronavirus
Muriqi ka rezultuar pozitivtestet për Covid-19.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka rezultuar pozitivtestet e koronavirusit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ‘Tuttomercatoweb’.

Kështu, sipas këtyre raportimeve, aventura e Muriqit te Lazio do të vonojë për të gjetur startin.

Lojtari kosovar ka qenë duke u përballur me një lëndim së fundmi, dhe infektimi me Covid-19 vetëm sa vështirëson punët për të.

Mbetet të shihet nëse Vedati do të rikuperohet në kohë për Maqedoninë Veriore.
Shtuar më 21/09/2020, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori