Vëllai futbollist zbulon të ardhmen e Paul Pogba
Florentin Pogba thotë se "gjërat do të ndodhin gjatë verës”, ndërsa foli për të ardhmen e vëllait të tij, Paul, te Manchester United. Fituesi i Kupës së Botës me Francën vazhdon të jetë i lidhur me një transferim te Real Madridi në fund të një sezoni tjetër jo të lumtur në “Old Trafford”. Zinedine Zidane nuk e ka fshehur admirimin e tij për Pogba, duke pranuar në mars se do t’i interesonte ta merrte atë në “Bernabeu”.

Mbrojtësi i Atlanta United, Florentin Pogba, që nga ajo kohë është pyetur disa herë për të ardhmen e vëllait të tij, por nuk ka lënë diçka të qartë që të kuptohet. "Nuk e di nëse Paul do të qëndrojë te Manchester United, - tha ai për “AS”. - Shumë gjëra mund të ndodhin në futboll. Mund t'ju them një gjë sot dhe një gjë tjetër nesër, sepse gjërat do të ndodhin.
Shtuar më 05/05/2019, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori