Vëllai i Cavanit: Dua ta shoh në Spanjë
Vëllai i Edinson Cavanit shprehu dëshirën që ta shikojë atë duke luajtur në Spanjë. Emri i sulmuesit uruguajan të Napolit shpesh është lidhur me klube të mëdha si Manchester City, Chelsea dhe Real Madrid.

"Edinson është shumë i lidhur me Napolin dhe kjo lidhje ka ardhur duke u rritur falë edhe 101 golave që ka shënuar deri tani. Nuk e di nëse do të qëndrojë, por e di mjaft mirë se ai e adhuron qytetin e Napolit. Objektivi për çdo lojtar të madh është të luajë për një skuadër të madhe. Ka interes nga Real Madrid, por klauzola e tij ka një shifër të lartë dhe kjo do të ishte një pengesë. Mua personalisht do të më pëlqente ta shikoja në futbollin spanjoll", tha Walter Guglielmone për "Radio Kiss Kiss".
Shtuar më 08/05/2013, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori