Vëllai i Dybala-s i hedh benzinë zjarrit: Ka shanse që të largohet nga Juventus
Vëllai i Dybala-s i hedh benzinë zjarrit: Ka shanse që të largohet nga Juventus, ai ka nevojë për ndryshim

Shanset e Paulo Dybalas që të qëndrojë te Juventus edhe sezonin e ardhshëm janë shumë të pakta, shkruan Albeu.com.

Forma e dobët e tij këtë sezon me vetëm 6 gola të shënuar në Serinë A dhe mardhënjet jo të mira me Allegrin kanë detyruar Dybalan që të kërkojë largimin.

Madje është vëllai i argjentinasit Gustavo i cili e konfirmon një largim të mundshëm nga Torino.

Gustavo thotë: "Ka shumë shansePaulo të largohet nga Juve, ai ka nevojë për një ndryshim. Ai nuk është i lumtur dhe nuk do të jetë i vetmi që do të largohet ". /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori