Vëllai i Dybala takohet me drejtuesit e Manchester United
Paulo Dybala është lidhur me një kalim të mundshëm tek skuadra e Manchester United.

Dybala duket se nuk do të jetë pjesë e planeve të Maurizio Sarri, dhe me Juven që kërkon shërbimet e Romelu Lukaku, ai thuhet se mund të përfshihet si pjesë këmbimi në ofertën për belgun.

Raportime nga "The Sun" bëjnë të ditur se vëllai i yllit argjentinas është takuar me drejtuesit të Man United, duke iu bërë me dije kërkesat e tyre.

Dybala do të kërkojë 175 mijë funte në javë, në rast se ai largohet nga Juventus.

Kjo pagë është afërsisht e njëjtë me atë të Romelu Lukaku, i cili me shumë gjasë sezonin do ta nis larg "Old Trafford".Dybala nuk kishte sezon edhe aq të mirë, duke shënuar vetëm 10 gola në 42 paraqitje.
Shtuar më 29/07/2019, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori