Vëllezërit Keta, mikpritës dhe bujarë siç e do tradita e shqiptarit (FOTO LAJM)

Vëllezërit Keta, mikpritës dhe bujarë siç e do tradita e shqiptarit
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
nga Nderim Kaçeli, albeu.com

Takohemi tek palestra e Vëllezërve Keta në Tiranë. Një hyrje e thjeshtë, jo me mani megalomane siç jemi mësuar të shikojmë në vendin tonë, jo se një kampioni të madh nuk do i shkonte diçka më e dukshme dhe më në qendër, por ky eshte shembulli perfekt për të kuptuar se aty brenda vendin kryesor e ka sporti. Pas dy takimesh të shpejta për shkak te impenjimeve të ndeshjes dhe një telefonate, u takuam të nesërmen ku mu duk sikur po flisja me dy shokët e mi të fëmijërisë. Ja filluam bisedën me pasionet për sportin e për Shqipërinë, pasioni për malet e për vendet ku jemi rritur. Prita me Ismailin, deri sa erdhi Gjetani që ishte për vrap nga liqeni. Ismail Keta, katër herë kampion bote në Thai&Kick box. Kampion i botës që i priste të gjithë tek dera e palestrës (me ring te bukur që në mes kishte të shkruar “KETA’s FIGHT GALA” dhe pasi i jepte të gjitha shpjegimet e rastit i shoqëronte të gjithe për kafe tek lokali ngjitur. Ndërsa po më kërkonte ndjesë për të dhjetën herë që Gjetani dhe Feriti po vonoheshin, arrin edhe Gjetani: i veshur me të zeza, me një bluze me kapuç mbi kokë.

Albeu.com: Po shikoj kete faqen e murit plot me certifikata falenderimi e mirenjohje...
Ismail Keta: Gjej rastin ti falenderoj te gjithe ato miq e institucione qe na kane nderuar duke vleresuar punen tone dhe perkushtimin tone ndaj vendit dhe sportit.

Albeu.com: Si po shkojne pergatitjet per sfiden e rradhes?
Ismail Keta: Mund, lodhje, djerse. Eshte nje pergjegjesi e madhe, pak stres gjithashtu, eshte nje obligim i madh kundrejt te gjithe Shqiptareve e prandaj ndjej edhe pak presion. Gjetani, do te ndeshet me turkun me nofken “Sultani”. Kundershtari ka 22 ndeshje dhe vetem 1 humbje e prej kesaj quhet “Sulltan” dhe per faktin qe Gjetani mban nje tatuazh te Skenderbeut ne krah, e ben kete takim akoma me interesant. Skenderbeu kunder Sulltanit. Jemi pergatitur mire, duke falenderuar Zotin, Gjetani eshte ne forme te mire, kemi bere gjithcka per se miri dhe te shpresojme qe te perseritet historia me Skenderbun dhe Sulltanin (qesh).

Albeu.com: Persa i perket ndeshjeve te tjera, ato qe do zhvillohen perpara ndeshjes se Gjetanit?
Ismail Keta: Feriti, djali i xhaxhait, vellai im tjeter, do te ndeshet gjithashtu. Si menyre organizimi federata boterore kur merr kerkesa per ndeshja, mobilizon vendet e rajonit dhe alternativa qe na u dha ishte nje boshnjak, nje malazez dhe nje nga Serbia. Dy te paret nuk pranuan sepse ishin jashte formes fizike keshtuqe zgjedhja e vetme ishte sportisti nga Serbia, i cili ka 12 ndeshje ne boks dhe vetem 4 humbje, ndersa per Feritin eshte ndeshja e pare.

Albeu.com: Si eshte Feriti si sportist, po ne aspektin emocional?
Ismail Keta: Mund te them qe Feriti duron shume dhe ka nje gotitje shume te mire e te fuqishme. Nga ana emocionale jam une ai qe eshte i tensionuar e jo çunat. Jane profesioniste dhe arrijne ti perdorin emocionet e tyre per te miren e karriese se tyre. Feriti, Kristjani dhe Gjetani do te bejne me te miren e mundur per te dale fitues ajo çfare do te doja nga te gjithe vellezerit e motrat tona qe do te vijne per te pare ndeshjen eshte qe te jete miprites e bujare, siç e do tradita e shqiptarit. Te respektojme kundershtarin e te respektojme himin dhe flamurin e kundershtarit.

Albeu.com: Po Kristian Prenga?
Ismail Keta: Kristjani eshte nje sportist shume i mire, eshte i perpikte kundrejt vetes dhe meje si trajner, eshte i pergatitur mire. Ai do te garoje per titullin e Kampionit te Europes ne Federaten IKBF ne peshen e rende ne kickbox kunder nje sportisti grek. Kristiani ka fituar te gjitha ndeshjet e fundit dhe eshte i gatshem te ndeshet edhe pse ne leter sportisti grek mund te jete favorit sepse ka me shume eksperience me gati 90 ndeshje kundrejt 12 qe ka Kristiani.

Sidoqe te shkojne keto ndeshje, ne si sportist mund ti rekuperojme perseri por do te ishte nje humbje shume e madhe per popullin tone per vendin tone nese publiku do te humbe ndeshjen e tij me respeketin dhe mikpritjen. Gjithe mundi i bere per sensibilizim qe te gjithe po bejme neper Europe dhe ne vendet ku jetojme per te permiresuar imazhin e Shqiperise do te shkonte dem. Mbi te gjitha, sepse keto ndeshje do te transmetohen direk ne 130 vende te botes dhe kjo eshte nje dritare shume e mire per vendin tone. Por jam i sigurt qe sportdashesit nuk do te na zhgenjejne sepse e kane treguar veten edhe ne Bulqize ne rastin e ndeshjes kunder boksierit rus qe edhe pse himni rus zgjati shume sepse realisht ishte i tille, te gjithe te pranishmit priten te durueshem deri ne fund dhe nuk pati asnje incident. Me shpresen te Zoti qe te na shperblehet puna dhe mundi qe kemi bere per te organizuar keto takime.

Albeu.com: Si po reagon publiku? Ka interes per ndeshjen? Si po shkon shitja e biletave?
Ismail Keta: Nga ana komerciale, ne si sportist nuk kemi asnje interes per te organizuar ndeshje ne Shqiperi por per ne sporti nuk eshte para, nuk kemi bere asnjehere asgje per te fituar para, sportin e kemi bere per sport. Kam punuar, kam bere pune te tjera per para por jo sport per para. Por cili shqiptar nuk do te donte te bente nje ndeshje kaq delikate ne Shqiperi. Te ndeshesh ne vendin tend nuk ka çmim. Gjetani ne Shqiperi ka qene i pathyeshem dhe te shpresoj qe te vazhdoje keshtu dhe per kete falenderoj te gjithe shqiptaret per ngrohtesine dhe respektin qe na kane dhene qofte mua e qofte Gjetanin. Per mua gjithe ky respekt ka qene gjithmone nje pergjegjesi e madhe e me rendonte shume, gje qe me bente te punoja akoma me fort per ta merituar kete respekt. Ndersa per Gjetanin kjo ndenje dashamiresie dhe respekti eshte nje motivim dhe nje karikim i mire per te perballuar te gjitha sfidat. Interesimi per te qene te pranishem ne ndeshje ka qene shume i madh, kemi pasur kerkesa nga te 4 anet e botes, nga amerika, europa etj. Miq e shoke qe do vijne enkas nga shume larg per te qene te pranishem, i vetmi problem mbeten vendet e para ato afer ringut, nuk kam se si ti shtoj me shume sepse i duam te gjithe ne vendet afer ringut. Biletat jane shitur prej shume ditesh tashme, por ne do tu japim mundesine te gjithe sportdashesve qe te mund ta shohin ndeshjen jo vetem nepermjet Tv por do te bejme te mundur vendosjne e nje ekrani te madh perpara pallatit te sportit “Asllan Rusi” per te gjithe ata qe nuk do te kene mundesi te futen ne salle.

Albeu.com: Po pergatisni ndeshjen ne Shqiperi, stervitje, vrap nga liqeni, pak kohe e lire, me pak fjale, jeni gjate gjithe kohes neper Tirane, si reagojne njerezit?
Ismail Keta: Eshte nje ndjesi unike, diçka shume e veçante qe te mbush me energji e te karikon shume, per mua fjala Shqiperi gjithmone ka qene motivim.

Albeu.com: Le te flasim pak edhe per sukseset e tjera te Shqiperise. Kombetarja e futbollit do te shkoje ne France 2016.
Ismail Keta: Eh futbolli, kam luajtur futboll me yjet e botes veren e kaluar ne nje ndeshje bamiresie, por per te qene i sinqerte, per ti qendruar besnik sportit te boksit kam qene gjithmone larg botes se futbollit, perveç rasteve si ai qe ju permenda me pak me pare. Normalisht kame pare ndeshjet e futbollit te Shqiperise dhe per simpati per te gjithe mundesite e dhena kam pare dhe kombetaren gjermane. Jam shume i kenaqur per rezultatet e arrituar nga Kombetarja e futbollit dhe uroj qe te ecin sa me mire ne Europian e te na bejne krenar.

Albeu.com: Çfare raporti keni me vendlindjen tuaj, Bulqizen?
Ismail Keta: Prej sportit, me eshte dhene mundesia te jem ne shume vende te botes, ne vende luksoze me pejsazhe perrallore, por, si te them, vetem kur shkoj atje ne vendlindje ne ate shtepine e thjeshte ku kemi lindur, arrij te gjej rehatine e qetesohem.

Albeu.com: Kampion, (Gjetan) si je? Si Ndihesh? Si po shkon stervitja?
Gjetan Keta: Sot kisha vrapin e fundit te stervitjes dhe besoj se jemi gati, vellai (Ismaili) si trajner ndoshta ndihet pak me shume i tensionuar se sa une sepse ai ka edhe pergjegjesine e vellait edhe ate te trajnerit por me mbeshtetjen qe na jep vendi yne besoj se gjithçka do te shkoje mire.


Albeu.com: Persa i perket te ardhmes?
Ismail Keta: Persa i perket te ardhmes, mund te them qe ne USA e kane shume qejf stilin e Gjetanit dhe them se kemi gjetur gjuhen e duhur me Don King &Co per te bere debutimin e Gjetanit edhe ne Shtet e Bashkuara. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2016, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori