Vendim historik nga UEFA, merkatoja e janarit rrezikon të zhduket
Pëlqej
Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka një ide interesante pwr meraktot, duke eleminuar atw tw janarit. Kështu së paku ka pohuar presidenti i organizatës më të madhe futbollistike, Gianni Infantino i cili edhe zyrtarisht ka treguar dëshirën për revolucionarizim të afateve të transferimeve të futbollistëve.

Infantino ka folur për revistën franceze, “L’Equipe”, ku ka pohuar se “kam për qëllim të vendosë edhe një limit për komisionet e agjentëve dhe ndërmjetësuesve, duke prezantuar edhe shumë maksimale të pagave për lojtarët, që pritet të llogaritet në bazë të të ardhurave të klubit”.

Ai më tutje ka pohuar se plani i tij parashikon “11 pika thelbësore” që duhen analizuar “derisa të garantohet integriteti i botës së futbollit, e kësisoj do të ketë më shumë transparencë dhe më shumë ekuilibër në konkurrueshmëri”./albeu.com/
Shtuar më 17/02/2018, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori