Vendim i ri për kartonin e kuq, katastrofal për Ronaldon
Përsëri një lajm i keq për Cristiano Ronaldon.

Tribunali Administrativ Sportiv në Spanjë, ka konfirmuar dënimin prej pesë ndeshjeve të yllit të Real Madridit.

Pas apelimit të Real Madridit, Tribunali Administrativ ka vendosur të mos e heq dënimin, përcjellë “Lajmi.net”.

Në këtë mënyrë, ri-konfirmohet suspendimi i portugezit për pesë sfida.

Pas mungesave ndaj Barcelonës dhe Deportivo La Corunas, Ronaldo do të mungojë edhe në tri ndeshje tjera. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2017, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori