Vendimet e Disiplinës, reagon ashpër klubi i Tiranës
Komisioni i Disiplinës dënoi Tiranën me 4 ndeshje pa spektatorë dhe sulmuesin bardheblu Michael Ngo’o me 5 takime, për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë dhe pas ndeshjes me laçin, të vlefshme për javën e 26 të Superiores.

Bardheblutë janë shprehur mjaft të zhgënjyer me vendimin e KomisionitDisiplinës, të cilin e kanë cilësuar të padrejtë dhe të ekzagjeruar, ndërsa kanë theksuar se do ta çojnë çështjen në Komisionin e Apelit.

Reagim per vendimet e Disiplines

Komisioni i Disiplines sot ka denuar KF Tiranen te luaj 4 ndeshje pa tifoze ne shtepi. Klubi do te kerkoj nga Federata Shqiptare e Futbollit, fillimisht sipas procedures vendimin e argumentuar e me pas do te apeloje kete vendim ne Komisionin e Apelit.

Nje shishe plastike e hedhur ne drejtim te gjyqtarit anesor nga nje individ eshte shfaqje e denueshme, por kurresesi me forma kolektive qe mbyllin dyert e stadiumit, standart ky qe cuditerisht perdoret vetem per klubin tone.

Klubi distancohet nga te gjitha shfaqet e dhunes dhe per rastin ne fjale kemi vene ne dispozicion te Policise se Tiranes materialet filmike. Gjithashtu, keto pamje do ti vihen ne dispozicion dhe Komisionit te Apelit dhe me tej nese do te jete e nevojshme.

Klubi do te apeloje gjithashtu denimin e dhene per Michael Ngo, qe pertej gjithe fjaleve te thena, nuk ka qene as provokatori dhe as agresori.
Shtuar më 02/04/2019, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori