Zyrat Shëndetësore Lokale në Itali kanë krijuar një kaos pasditen e djeshme, pasi kanë urdhëruar izolim në mirëbesim të të gjithë futbollistëve të
skuadrave që kanë pasur nga një të infektuar nga Covid-19 gjatë ditëve të fundit.
Kjo përkthehet në bllokimin e grumbullimit me kombëtaret të futbollistëve që janë pjesë e
skuadrave si Roma, Fiorentina, Interi, etj.,
ndërsa grupi prej 41 futbollistësh që Roberto
Mancini kishte vendosur të thërrasë për ndeshjet e nëntorit te Italia, ka nisur të tkurret ndjeshëm.
Kështu në një komunikatë të shpërndarë nga Federata Italiane e Futbollit, 18 futbollistë kanë udhëtuar drejt Covercianos që mbrëmjen e djeshme,
ndërsa të martën pritet t’u bashkohen edhe 11 të tjerë.
Gjithsesi mbetet ende e paqartë situata për 10 futbollistë të tjerë, pjesë të
skuadrave si Interi, Roma, Lazio e Fiorentina, të cilët sipas komunikatës së ASL-ve lokale do të duhet të futen në izolim.
Lojtarët që kanë mbërritur mbrëmë në Coverciano – Belotti, Bernardeschi, Calabria, Cragno, Criscito, Di Lorenzo, El Shaaraëy, Emerson, Gagliardini, Grifo, Lasagna, Orsolini, Pellegri, Luca Pellegrini, Pessina, Sirigu, Soriano e Tonali.
Lojtarët që pritet t’i bashkohen grupit të martën – Bonucci, Chiesa, Donnarumma, Florenzi, Insigne, Jorginho, Kean e Meret, Berardi, Caputo, Locatelli.
Lojtarët e bllokuar nga vendimi i ASL-ve: Acerbi, Barella, Biraghi, Castrovilli, Cristante, D’Ambrosio, Immobile,
Mancini, Lorenzo Pellegrini
Lojtarë të dëmtuar apo në dyshim – Ogbonna, Romagnoli, Spinazzola
Italia do të luajë një sfidë miqësore me Estoninë të mërkurën në mbrëmje,
ndërsa më pas dy ndeshje të Ligës së Kombeve përballë Polonisë dhe Bosnjës, teksa dy sfidat e para do t’i luajë në shtëpi,
ndërsa të fundit në transfertë në Sarajevë.
Kujtojmë që edhe trajneri i Italisë, Roberto
Mancini nuk do të jetë në grumbullim, pasi ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 dhe është vendosur në izolim, por mund t’i bashkohet skuadrës nëse arrin të mposhtë në kohë koronavirusin.
Shtuar më 09/11/2020,
ora 10:05