Vendos Neymar me penallti, Brazili fiton miqësoren me Uruguain
Pëlqej
Ka vendosur goli i Neymar, me 11 metërsh në minutën e 76 për ti dhuruar suksesin Brazilit 1-0 kundëer Uruguait.

Pjesa e parë u kontrollua nga Brazilianët ku rrezikuan disa herë portën e skuadrës të drejtuar nga Oscar Tabarez.

Megjithatë pas përpjekjeve nga të dyja skuadrat për gol rezultati do të zhblllokohej 15 minuta nga fundi teksa arbitri akordoi 11- metërsh. Neyamr e mori përsipër ta gjuajë vetë duke dërguar topon në rrjetë.

Ndërsa reagimi i uruguaianëve është vërtetë i ashpër, me Suarez dhe Cavanin që kërkojnë llogari për një faull në dëm të tyre, në nisje të aksionit.

Megjithatë vetëm kaq pasi skuadra e Tites ja doli të triumfojë pavarsisht se ishte thjesht një miqësore. /albeu.com/

Shtuar më 17/11/2018, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori